Politika 17 November 2025, 19:21 Nga VNA

Protestë e zbehtë para Kryeministrisë: Berisha paralajmëron vijim tubimesh, opozita rikthen sulmet për ligjin e dy gjinive

Ndaje në Whatsapp
Protestë e zbehtë para Kryeministrisë: Berisha paralajmëron

Opozita zhvilloi sot një protestë para Kryeministrisë, e cila mblodhi vetëm disa qindra qytetarë, duke u cilësuar si një nga tubimet më të dobëta në pjesëmarrje gjatë viteve të fundit. Edhe skenografia modeste u përputh me numrin e ulët të pjesëmarrësve, duke krijuar një atmosferë të vakët.

Fjalën kryesore e mbajti kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili deklaroi se protestat do të vijojnë “deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku”, e shpallur e pandehur nga SPAK. Ai e quajti këtë një kauzë të pandalshme të opozitës.

Më tej, në podium u ngjitën Belind Këlliçi dhe disa folës të tjerë, të cilët rikthyen një nga temat që opozita ka përdorur vazhdimisht muajt e fundit: kundërshtimin ndaj ligjit të dy gjinive. Për disa prej folësve, ky ligj u paraqit si një “kërcënim serioz për shoqërinë”, ndërsa u përdor për të mobilizuar mbështetësit në mungesë të një axhende më të gjerë politike.

Pavarësisht pjesëmarrjes së zbehtë, drejtuesit e protestës deklaruan se tubimet do të vijojnë në ditët në vijim, duke paralajmëruar një cikël të ri presioni ndaj qeverisë.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme