Politika 30 October 2025, 11:56 Nga VNA

Protestat jashtë Kuvendit, debatet shterpë brenda dhe shkarkimi i Peleshit që demokratët as nuk u lodhën ta votojnë

Ndaje në Whatsapp

Protestat jashtë Kuvendit, debatet shterpë brenda dhe shkarkimi i

Ndërsa jashtë Kuvendit po zhvilloheshin dy protesta, minatorët e Spaçit që kërkojnë kushte më të mira pune dhe pensionistët që kërkojnë pensione dinjitoze ose të paktën minimumin jetik, në Parlament palët politike vijuan debatin e tyre të shterpë për disa javë, nëse Niko Peleshi duhet të jetë kryetar Kuvendi apo jo.

Opozita, që teorikisht do duhej të kishte në fokus shqetësimet reale të qytetarëve që protestonin vetëm disa metra më tutje, vazhdoi të merret me kohën që i duhet për të bërë zhurma dhe shamata politike me akuza boshe. Edhe këtë të enjte, PD vendosi të angazhohet për Niko Peleshin dhe kësaj radhe kishte depozituar raportin për shkakrimin e tij, ndonëse ishin të bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhte.

Fjalën e mori deputeti i PD, Ivi Kaso, i cili akuzoi Peleshin se ka tentuar të heshtë opozitën dhe i kërkoi të largohet me dinjitet.

“Ik përpara votimit dhe jep dorëheqjen. Zgjidh dinjitetin tënd përpara detyrës së partisë. Ti je ai që ke tentuar të heshtësh opozitën në sallën e Sovranit. Do ikësh pa dinjitet, por do çlirosh Kuvendin nga drejtimi i një kryetari që nuk diti të drejtojë këtë institucion. Do ikësh pa dinjitet, por do t’u kesh kursyer kolegëve të maxhorancës të të mbrojnë me votë një muaj pasi ke marrë karrigen e numrit dy të Shtetit”, deklaroi Kaso.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, iu përgjigj duke e mbrojtur Peleshin. Sipas tij, kryetari i Kuvendit nuk ka bërë asnjë shkelje dhe nuk duhet shkarkuar. Komentin e Kasos “ik dhe jep dorëheqjen” Gjiknuri e cilësoi si një recetë për kaos.

“Shkelja nuk ekziston, nuk ka shkelje, receta ‘ik ti se s’po e drejton mirë Kuvendin’ është recetë për kaos. Në fund prevalon rregulli. Niko ka bërë maksimumin e tij dhe, për natyrën e tij, e njoh prej vitesh – nuk hyn te miqtë e mi më të ngushtë, por as te armiqtë. Ai është njeriu që di të përballet me debatet dhe diskutimet me qetësi”, tha Gjiknuri.

Pra, një orë seancë shkuar dëm, pa diskutime që i shërbejnë qytetarëve, thjesht për retorikë dhe akuza politike. E gjitha u mbyll me votimin, ku kërkesa e opozitës jo vetëm u rrëzua nga mazhoranca, por mori edhe vetëm 10 vota kundër nga demokratët të bindur se shkarkimi i Peleshit nuk do realizohej, aq shumë saqë nuk u lodhën as të votonin.

Protestat jashtë Kuvendit, debatet shterpë brenda dhe shkarkimi i
Votimi për shkarkimin e Niko Peleshit

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme