Politika 2 March 2026, 19:04 Nga VNA

Berisha: Ditën e seancës për imunitetin e Ballukut shqiptarët para Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Ditën e seancës për imunitetin e Ballukut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur që mesazhet e tij politike t’i japë nga foltorja e përjavshme jashtë ambienteve të Kryeministrisë, duke braktisur seancën plenare të kësaj të hëne.

Nga jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, Berisha falënderoi protestuesit që morën pjesë në marshimin e së shtunës në kryeqytet. Gjatë këtij marshimi pati edhe akte tensioni, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke shkaktuar zjarr.

“Marshi epik i protestuesve, të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilin dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, mirënjohje të pakufishme”, tha Berisha.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për korrupsion dhe deklarata, që sipas tij, cenojnë interesin publik.

Berisha: “Të dashur miq, duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë. Edi Rama, siç e shihni, pasi është kapur, është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet… Ftoj shqiptarët të ndërgjegjësohen se këto kohë më shumë se kurrë po luhet me fatin e tyre.”

Sipas tij, Rama ka deklaruar publikisht se korrupsioni nuk do të luftohet dhe se lufta kundër tij është më e dëmshme se vetë korrupsioni. “U tha qytetarëve shqiptarë se asgjë në botë nuk e pengon t’i vjedhë me pushtetin që ka. Kjo është deklarata më e padëgjuar në historinë e vendit”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se këto deklarata janë bërë në një moment kur, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar ka shtuar prezencën dhe mesazhet kundër korrupsionit në Shqipëri, duke përmendur ardhjen në Tiranë të delegacioneve dhe përfaqësuesve të institucioneve europiane për mbledhje faktesh.

Berisha bëri thirrje që në ditën që do të mbahet senaca për imunitetin e Belinda Ballukut, qytetarët të bashkohen para Kuvendit: “Ftoj çdo shqiptar ditën e diskutimeve në Parlament për imunitetin e Lubi Ballukut të gjithë tek Parlamenti. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i hajnave”, tha ai.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme