Politika 1 March 2026, 16:51 Nga VNA

Protesta ndezi zjarrin. Pushteti bëri inventarin e influencave. Si ta lexojmë politikisht shkarkimin e Ilir Prodës

Ndaje në Whatsapp
Protesta ndezi zjarrin. Pushteti bëri inventarin e influencave. Si ta

Largimi i Ilir Prodes nga drejtimi i Policisë së Shtetit nuk mund të lexohet i shkëputur nga zhvillimet e fundit politike. Ka një argument tjetër, që e zhvendos fokusin nga protesta dhe çështjet e sigurisë, drejt një terreni më të thellë: riekuilibrimi i forcave brenda Partisë Socialiste.

Ndryshimet masive në qeveri treguan qartazi se raportet e forcës në PS po njohin një riekuilibrim të dukshëm. Influenca e Ballukut është e dukshme. Ndryshimet që sollën rritjen e dishepujve të saj në qeveri dhe largimin e kundërshtarëve të saj (Spiropalit) nuk është një episod i izoluar. Mesa duket është një proces.

Berja e një hapi pas e Ballukut, me synimin e largimit nga syri i ciklonit, por me ruajtjen e imunitetit, kërkon kompensim. Ky është leximi i vetëm nisur nga realpolitika. E ky kompensim veçse filloi, mesa duket, në përbërjen e qeverisë.

Forca reale e Ballukut nuk duket të jetë thjesht “si e pazëvendësueshme në punët e shumta që ka bërë”, sipas Ramës, por te poli i interesave të forta financiaro-politike, dhe jo vetëm, që ajo ka rritur të grumbullojë. E ky proces kompensimi nuk mund të mos shtrihet edhe në poste të rëndësishme, me përmasa të rëndësishme pushteti, siç është edhe sektori i policisë.

Në këtë lexim, lëvizja ndaj Prodes nuk është vetëm reagim ndaj një situate të menjëhershme sigurie. Ajo mund të jetë pjesë e një rishpërndarjeje influence, një zhvendosje ekuilibrash që po zhvillohet brenda mazhorancës.

Dhe atëherë pyetja ndryshon: a është shkarkimi i Prodes një masë administrative, apo një gur i vendosur në tavolinën e re të pushtetit?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme