Politika 22 December 2025, 20:14 Nga VNA

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin e vjetër përballë Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Partia Demokratike organizoi sot protestën e saj kombëtare përballë Kryeministrisë, në një formë dhe përmbajtje pothuajse identike me ato të zhvilluara më herët. Pjesëmarrja ishte më e madhe se ajo e “foltoreve”, por entuziazmi linte për të dëshiruar, ndërsa premtimi për një përballje pa ndalim u shua shpejt, ashtu si në protestat e viteve të fundit.

As këtë herë skenari nuk ndryshoi: disa kapsolla, bomba tymuese dhe shpërndarje e protestuesve pa asnjë vijim konkret. Paralajmërimet për një “betejë” dhe “revoltë mbarëpopullore” mbetën në nivel deklaratash, pa u shndërruar në një plan veprimi apo kalendar protestash.

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Mitingu u mbyll me fjalën e Sali Berishës, i cili përdori një gjuhë të fortë dhe simbolike, duke e paraqitur përplasjen me qeverinë si luftë për liri.

“Na pyesin, çfarë do bëjnë këta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmë për liri. Dijeni mirë që kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Po të japim fjalën që s’të ndahemi as në Surrel, marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve. Ke prek votën”, deklaroi Berisha, duke mbyllur ciklin e folësve.

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Në miting folën edhe Belind Këlliçi, Gazmend Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, por mesazhi mbeti i njëjtë: akuza ndaj qeverisë Rama dhe thirrje për revoltë, pa një adresim të qartë se çfarë do të ndodhë më pas.

Edhe pse pothuajse të gjithë folësit premtuan një përballje në çdo formë dhe mënyrë me qeverinë, Sali Berisha dhe organizatorët nuk lanë asnjë datë tjetër për një protestë të re kombëtare. Kështu, edhe kjo protestë u mbyll si shumë të tjera më parë: me retorikë të fortë, por pa vazhdimësi politike dhe pa një strategji që të dalë nga rrethi i përsëritur i tubimeve simbolike.

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Të pranishëm në protestë ishin edhe të pakënaqurit me lidershipin e PD, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kandidati më i votuar në primare, Hysen Kadiu dhe disa nga grupi i demokratëve që po organizojnë takime nëpër Shqipëri.

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Atmosfera e protestës nuk e ndaloi Salianjin t’i dërgonte mesazhin tjetër Berishës se nuk e përjashton dot asnjë nga PD dhe për të përsëritur se lëvizja e tij do të vazhdojë.

“Nuk më përjashton dot asnjë njeri. Sot është rradha për të përjashtuar Edi Ramën. Unë jam në PD, do të jem në PD. Jam bashkëdrejtues I një lëvizje shumë të rëndësishme në PD” tha ai për mediat.

Protestës iu bashkuashkuan për herë të dytë brenda javës dhe Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj. Jo rastësisht vajza e Sali Berishës është riafruar në tubimet e PD ndërkohë që në parti ka nisur një proces debati i brendshëm për lidershpin.

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Protesta kombëtare mbyllet pa datë për vijim: PD rikthen skenarin

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme