Politika 20 December 2025, 14:03 Nga VNA

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, përplasje me policinë dhe thirrje për dorëheqjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë,

Partia “Shqipëria Bëhet” ka mbajtur protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e mbështetësve dhe aktivistëve të saj. Tubimi nisi me tensione, ku disa qytetarë u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, duke i shtyrë dhe tentuar të afrohen drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Situata u përshkallëzua kur policia krijoi një kordon sigurie dhe ndërhyri për të hequr foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj, po mbante fjalimin e tij.

Përplasjet zgjatën vetëm disa minuta, ndërsa protesta vijoi më pas me deklarata nga të pranishmit.

I pari që mori fjalën ishte kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen dhe duke u bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen kauzës së partisë së tij. Lapaj paralajmëroi gjithashtu kryeministrin se çdo veprim apo nismë ndaj protestuesve do të konsiderohej, sipas tij, si një konflikt i drejtpërdrejtë me familjen Lapaj.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, të gjithë bashkë t’i japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut! I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejtë. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun”, tha Lapaj.

Pas fjalimit të tij, protesta vijoi e qetë, ndërsa qytetarë të tjerë morën fjalën për të shprehur qëndrimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme