Politika 31 January 2026, 20:02 Nga VNA

Protesta e Shqipëria Bëhet/ Lapaj akuzon Ramën se i bën karshillëk SHBA duke mbajtur të korruptuarit. Deputeti i PD, Xhaferri merr pjesë në tubim

Ndaje në Whatsapp

Protesta e Shqipëria Bëhet/ Lapaj akuzon Ramën se i bën

Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, për protestën e radhës para Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Si në tubimet e mëparshme, qytetarët u mblodhën me simbole kombëtare dhe pankarta “Edi Rama o hajdut”, “Ku shkuan miliardat e vjedhura”.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj deklaroi se kryeministri Edi Rama po humb fasadën e njeriut që qëndron krah drejtësisë. Sipas tij, kryemnistri i bën karshillëk qytetarëve duke mbajtur të korruptuarit pavarësisht skandaleve që i përfshijnë, ndërsa “injoron” edhe thirrjet e SHBA-së për luftë kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Lapaj gjithashtu u bëri sërish thirrje nga sheshi i protestës të gjitha partive opozitare që të bashkohen përtej kryetarëve apo flamujve partiak.

“Ne kemi thënë që synojmë një bashkim të madh opozitar në shesh, përtej kryetarëve dhe flamujve të partive. Forumi nuk do të përfaqësohet nga kryetarët e partive, por nga qytetarët e spektrit të ndryshëm politik, demokratë, pjesëtarë të ‘Shqipëria Bëhet’, të gjitha lëvizjeve dhe shoqërisë civile. Theksi duhet të jetë te Bashkimi Popullor, sepse nevoja është e përbashkët. Jo te liderët. Nuk bëjmë një marrëveshje me Sali Berishën”, tha ai.

Megjithatë, marrëveshja me Berishën duket se po avancon, pasi në protestë ishte i pranishëm edhe deputeti i PD, Besart Xhaferri, i cili tha se kishte marrë miratimin e kreut të PD.

“Patjetër që zoti Berisha e konfirmoi se, nëse kemi dëshirë, mund t’i bashkohemi kësaj proteste”, deklaroi Xhaferri.

Protesta e Shqipëria Bëhet/ Lapaj akuzon Ramën se i bën

Prania e kreut të Forumit Rinor të PD-së ishte një risie e protestës së Lapajt dhe një sinjal i qartë se PD dhe “Shqipëria Bëhet” po lënë mënjanë përplasjet e mëparshme dhe po afrohen politikisht.

Mbetet për t’u parë nëse të hënën Adriatik Lapaj do t’ia kthejë me të njëtjtën mënyrë duke qëndruar gjatë Foltores që do të mbajë Berisha para Kryeministrisë, pa u tërhequr nga pozicioni i tij siç ka bërë herët e tjera.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme