Politika 24 January 2026, 19:50 Nga VNA

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Partia Demokratike organizoi sot protestën e saj kombëtare përballë Kryeministrisë, e cila u shoqërua me disa incidente. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, protestuesit hodhën fishekzjarre dhe bomba molotov drejt godinës së kryeministrisë.

Policia kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, duke detyruar protestuesit të shpërndahen dhe të drejtohen drejt godinës së Parlamentit.

Pas hedhjes së molotovëve dhe gazit lotësjellës, Kryeministria është rrethuar nga ekspertët si “skenë krimi”. Në zonën rreth godinës janë vendosur shiritat e verdhë, ndërsa ekspertët kriminalistë janë në terren.

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Përplasjet vazhduan edhe aty, ku protestuesit hodhën objekte ndaj forcave të rendit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Tensionet u thelluan kur disa protestues tentuan të futeshin brenda në godinë. Deputetët e PD-së u përplasën gjithashtu me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Një qytetar u ndje keq dhe u transportua me ambulancë për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, ndërsa disa efektivë policie u dërguan në spital me djegie.

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme