Politika 19 November 2025, 13:05 Nga VNA

Protesta e pazakontë e PD-së në Parlament pasi Rama mori fjalën, por jo të gjithë demokratët e zbatuan

Ndaje në Whatsapp
Protesta e pazakontë e PD-së në Parlament pasi Rama mori

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të protestojë në një mënyrë të pazakontë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë seancës për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kur Rama mori fjalën, disa deputetë të opozitës u ngritën dhe i kthyen kurrizin kreut të qeverisë.

Megjithatë, reagimi nuk ishte uniform. Greta Bardeli qëndroi e palëvizur në karrigen e saj, përballë kryeministrit, ndërsa Jozefina Topalli lëvizi vetëm pak, pa i kthyer kurrizin. Më vonë, të dyja deputetet u larguan nga salla e Kuvendit, duke treguar se jo të gjithë në grupin parlamentar ishin dakord me këtë formë proteste.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme