Politika 25 January 2026, 08:48 Nga VNA

Protesta e opozitës, Rama shpërthen me gjuhë fyese ndaj qytetarëve: “Ngjajnë si jashtëderdhje në rrugë”

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra dhe gjuhë rënduese ndaj protestës së organizuar nga opozita, duke e cilësuar atë si një akt dhune të organizuar dhe një degjenerim të rrezikshëm të jetës politike në vend.

Në një status publik, Rama krahasoi protestat me skena kaotike dhe fyese, duke deklaruar se “këto farë protestash, me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon”.

Sipas tij, ndryshe nga protestat që ndodhin në vende të ndryshme të Europës – ku dalin në rrugë anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë apo të majtë, studentë apo anti-globalistë – në Shqipëri kemi të bëjmë me një fenomen unik dhe të rrezikshëm: një parti parlamentare që, sipas Ramës, e ka dhunën pjesë të pandarë të ekzistencës së saj që nga lindja.

Kryeministri akuzoi opozitën për ushtrim të dhunës sistematike, shkatërrim të pronës publike dhe private, sulme ndaj institucioneve shtetërore, madje edhe ndaj godinës së vet, duke përmendur mobilizimin e grupeve paramilitare. 

Ai i cilësoi këto grupe si “mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve”, të cilët, sipas tij, maskohen për të hedhur molotovë dhe për t’iu shmangur identifikimit nga kamerat.

Rama e përshkroi situatën si një “degjenerim të pandalshëm dhe dëshpërim të pangushëllueshëm”, ndërsa shprehu solidaritet me efektivët e policisë që mbetën të plagosur gjatë protestës, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

Në statusin e tij në rrjetin social X, Rama shoqëron edhe me foto, nga protesta. 

Protesta e opozitës, Rama shpërthen me gjuhë fyese ndaj

Protesta e opozitës, Rama shpërthen me gjuhë fyese ndaj

Protesta e opozitës, Rama shpërthen me gjuhë fyese ndaj

Protesta e opozitës, Rama shpërthen me gjuhë fyese ndaj

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme