Politika 20 March 2026, 09:06 Nga VNA

Protagonizmi dhe viktimizimi: videoja e gjatë e Sara Miles për peshën dhe një debat që shkon përtej trupit

Ndaje në Whatsapp
Protagonizmi dhe viktimizimi: videoja e gjatë e Sara Miles për

Nevoja për protagonizëm duket se e ka shtyrë Sara Milen të publikojë një video të gjatë në rrjetet sociale, ku ajo shpjegon arsyet pse ka rënë në peshë. Reagimi i saj erdhi pasi në internet qarkulluan disa foto “para dhe pas”, që krahasojnë pamjen e saj përpara dhe pas dobësimit, duke nxitur edhe komente bullizuese për peshën e saj.

Por pyetja që lind është e thjeshtë: pse duhet një video e gjatë për të sqaruar një çështje personale si pesha trupore? Dhe pse kjo video shoqërohet me sulme ndaj atyre që, sipas saj, e kanë sharë në rrjet?

Sara Mile është deputete e zgjedhur në zonën e Elbasanit me një numër votash që është diskutuar jo pak në opinionin publik. Si një emër pothuajse i panjohur në politikë deri në momentin e kandidimit, ajo arriti të sigurojë vota në mënyrë të pazakontë, ku rezultati më i lartë u regjistrua në burgun e Rrogozhinës.

Pikërisht për këtë arsye, Sara Mile duhet ta dijë më mirë se shumë të tjerë se viktimizimi si grua nuk është një armë e re dhe as e panjohur në politikën shqiptare. Debati për peshën apo për pamjen fizike mund të jetë i padrejtë dhe i papranueshëm, por kjo nuk e zëvendëson debatin politik për mënyrën se si dikush hyn në politikë dhe për mënyrën se si sigurohen votat.

Fakti që një grua bullizohet për peshën e saj është i dënueshëm. Por kjo nuk mund të shërbejë si mburojë për të shmangur pyetjet që lidhen me hyrjen në politikë dhe me votat e diskutueshme që e çuan në Parlament.

Në politikë, sidomos kur je person publik dhe deputete, presioni publik është pjesë e përditshme e lojës. Ai nuk justifikon ofendimet, por kërkon një aftësi për ta menaxhuar debatin me maturi dhe pa e kthyer çdo kritikë në një luftë personale.

Të reagosh me një video të gjatë, duke ngritur tonet dhe duke drejtuar gishtin nga “burrat që qëndrojnë pas fushatës negative”, nuk e zgjidh problemin dhe as nuk e ngre nivelin e debatit publik.

Urime për pamjen e re, Sara. Por mendësia e re do të kërkonte që hapësira publike e një deputeteje të mos përdoret për të sulmuar ata që nuk janë dakord me mënyrën se si hyre në politikë – apo qoftë edhe me mënyrën se si humbe peshën.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme