Politika 30 July 2025, 20:40 Nga VNA

Prokurori i Përgjithshëm pjesë e grupit që hartoi draftin e Kodit Penal?

Ndaje në Whatsapp
Prokurori i Përgjithshëm pjesë e grupit që hartoi draftin e
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi dje zyrtarisht se institucioni që ai drejton nuk ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal. Media prezantoi dje gjerësisht vërejtjet e tij për Kodin.

Por dokumentat e siguruara sot nga VNA vërtetojnë se prokurori Kujtim Luli nga institucioni qendror i akuzës ka qenë pjesë e grupit të punës.

Në shkresën që mban datën 2 shkurt 2023 që disponon VNA shkruhet qartas se “konfirmojmë se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë grup pune do të jetë z. Kujtim Luli, shef i sektorit të Koordinimit, Studimeve dhe Integrimit”.

Prokurori i Përgjithshëm pjesë e grupit që hartoi draftin e

Tani nuk dihet me siguri nëse zoti Luli ka qenë nëpër mbledhje dhe nuk ia ka përcjellë shefit të tij ato çka janë diskutuar në takimet e grupit të punës apo thjesht zoti Çela nuk ka qenë në dijeni të ekzistencës së këtij grupi pune. Në fakt, drafti i publikuar i kodit të ri penal ka hasur në kundërshti të forta nga ekspertë të fushës, opozita dhe media.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela doli kundër draftit të kodit të ri Penal duke e cilësuar si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme