Politika 24 December 2025, 16:06 Nga VNA

Prokurorët themelojnë shoqatën e tyre, do të funksionojë si organizatë e pavarur

Ndaje në Whatsapp

Prokurorët themelojnë shoqatën e tyre, do të

Është themeluar Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjitha zyrat e prokurorive në vend.

Kjo shoqatë është ngritur në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë është organizata e parë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial.

“Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Teksa sistemi i drejtësisë përballet vazhdimisht me sfida të ndryshme, vlerësohet si e domosdoshme një qasje më aktive dhe e organizuar edhe nga vetë trupa e prokurorëve. Misioni kryesor i Shoqatës së Prokurorëve është garantimi dhe mbrojtja e statusit, pavarësisë dhe integritetit të prokurorëve, si dhe promovimi i vlerave dhe rolit të tyre në një shoqëri demokratike dhe shtet të së drejtës. Shoqata e Prokurorëve do të angazhohet aktivisht në proceset ligjbërëse dhe vendimmarrëse që prekin sistemin e drejtësisë, përmes dhënies së kontributeve profesionale dhe mbajtjes, sipas rastit, të qëndrimeve institucionale dhe publike. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv me institucionet shtetërore, shoqërinë civile, mediat dhe aktorë të tjerë”, thuhet në njoftimin për media të Shoqatës.

Shoqata ka në përbërje prokurorë nga të gjitha zyrat e prokurorive në vend, të cilët do të angazhohen aktivisht sipas fushave respektive. Në mandatin e parë, kryetar i Shoqatës është zgjedhur prokurori Gëzim Spahiu.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme