Politika 26 February 2026, 19:43 Nga VNA

Projektet e investitorëve strategjikë nga jugu në veri/ Agron Shehaj thirrje për protestë më 5 Mars para Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste në datën 5 Mars, në orën 18:00, përpara Kuvendi i Shqipërisë. Shehaj ka shpërndarë pamje që sipas tij vijnë nga Rrjolli, ku protestuesit janë përplasur sërish me Policinë e Shtetit. Në video shfaqen momente tensioni, ku qytetarë pretendohet se janë dhunuar dhe shoqëruar me forcë drejt komisariatit.

“Po i rrahin me grushte, me të fortë. Po rrahin gra, pleq, fëmijë. Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t'u vjedhë pronën, nuk dorëzohen”, shprehet Shehaj në reagimin e tij.

Kreu i Partisë Mundësia fton qytetarët që, sipas tij, po përballen me abuzime të pushtetit mbi pronat e tyre, t’i bashkohen protestës. Ai përmend banorët e Rrjollit, familjet në Durrës që prej javësh protestojnë për çështje pronësie, si edhe qytetarë nga zona të tjera të vendit, përfshirë Thethin dhe jugun.

Në statusin e tij, Shehaj shkruan:

Projektet e investitorëve strategjikë nga jugu në veri/  Agron

“Prona është padrejtësia më e madhe që i është bërë shqiptarëve.

Të enjten, 5 Mars, ora 18:00, protestë para Parlamentit.

Për banorët e Rrjollit. Për familjet e Durrësit. Për Thethin. Për jugun, për ‘pikat e vogla’ kudo në Shqipëri. Për çdo shqiptar që i është grabitur prona.

Nuk mund të rrimë spektatorë kur dhunohen gra, fëmijë dhe të moshuar nga të fortët, vetëm sepse mbrojnë tokën e tyre nga grabitja.

Eja edhe ti!

Bashkë mund t’ia dalim. Prona duhet të shkojë te i zoti!”

Shehaj thekson se protesta synon të sensibilizojë opinionin publik mbi çështjen e pronave dhe, sipas tij, të kundërshtojë dhunën dhe abuzimet ndaj qytetarëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme