Politika 18 September 2025, 07:34 Nga VNA

Programi i qeverisë "testohet" në Kuvend. Sot seancë maratonë

Ndaje në Whatsapp
Programi i qeverisë "testohet" në Kuvend. Sot seancë

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare maratonë, ku Kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e ri qeverisës për mandatin e tij të katërt. Seanca nis në orën 10:00 dhe, sipas parashikimeve, mund të zgjasë për më shumë se 24 orë, duke u bërë një nga më të gjatat në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

Kjo është seanca e tretë plenare brenda kësaj jave dhe vjen pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve të mbajtur një ditë më parë, ku u vendos që çdo deputet të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij. Ky vendim pritet të zgjasë ndjeshëm kohëzgjatjen e diskutimeve.

Pas fjalës hapëse të Kryeministrit Rama, foltorja do t’i kalojë opozitës. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse do të jetë Sali Berisha apo Gazment Bardhi ai që do të flasë në emër të opozitës, pasi vendimi pritet të merret brenda grupit. Rregullorja e Kuvendit parashikon që kryeministri dhe kreu i opozitës të kenë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore me njëri-tjetrin.

Diskutimet mund të shtyhen deri në orët e vona të natës, duke detyruar ndërprerjen dhe rifillimin e seancës ditën e premte. Në përmbyllje të debatit do të mbahet votëbesimi për qeverinë e re, përfshirë kryeministrin dhe 16 ministrat, nëpërmjet miratimit të dekreteve përkatëse të firmosura nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme