Politika 30 December 2025, 16:14 Nga VNA

Probleme me furnizimin me ujë të kryeqytetit, shkarkohet nga detyra drejtori i Ujësjellësit të Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Probleme me furnizimin me ujë të kryeqytetit, shkarkohet nga detyra

Pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet, kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, është shkarkuar nga detyra. Vendimi vjen pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre.

Banorët e disa zonave të kryeqytetit bëjnë me dije se furnizimi me ujë është reduktuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi dhe pastrimi. Situata ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi të gjerë, veçanërisht tek familjet me fëmijë, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Sipas qytetarëve, problemi është thelluar me kalimin e kohës dhe nuk ka pësuar përmirësim as gjatë periudhës së dimrit, pavarësisht reshjeve të shumta. Kjo ka ngritur pyetje mbi menaxhimin e burimeve ujore, duke marrë parasysh se liqeni i Bovillës, burimi kryesor i furnizimit me ujë për Tiranën, ka qenë i mbushur dhe pa probleme të dukshme në kapacitetin e tij.

Situata e krijuar në Tiranë reflekton problematika të ngjashme që janë shfaqur edhe në qytete të tjera, si Vlora, ku për pesë rresht ishte pa ujë të pijshë duke shkaktuar revolta tek banorët. Kjo tregon se menaxhimi i ujit të pijshëm mbetet një sfidë serioze për institucionet e shtetit dhe qytetarët.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme