Politika 27 January 2026, 11:16 Nga VNA

Presione ndaj punonjësve të Hipotekës Vlorë pas peticionit, pezullohet përkohësisht puna

Ndaje në Whatsapp
Presione ndaj punonjësve të Hipotekës Vlorë pas peticionit,

Punonjësit e Hipotekës Vlorë po përballen me presione pas dorëzimit të një peticioni, duke krijuar një situatë tensioni dhe pasigurie në institucion. Burime brenda stafit bëjnë me dije se, pas dorëzimit të peticionit, punonjësit kanë marrë mbështetje nga zëvendësdrejtori i ASHK Vlorë, Sokol Shehaj, por më pas ky i fundit është shkarkuar nga detyra.

Ndaj 55 punonjësve të Hipotekës Vlorë po ushtrohet presion për përgatitjen dhe dërgimin e materialeve drejt Tiranës, çka ka shtuar shqetësimin për vazhdimësinë e punës së tyre në qytet. Punonjësit shprehen se klima e krijuar po ndikon negativisht në mbarëvajtjen e institucionit.

Në shenjë reagimi, punonjësit kanë kërkuar ndërhyrjen dhe mbështetjen e përfaqësuesve të zgjedhur dhe kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme