Politika 15 October 2025, 20:25 Nga VNA

BIRN: Presidenti ‘urdhëron’ Gjykatën Kushtetuese që të zhbëjë vendimin e saj

Ndaje në Whatsapp
BIRN: Presidenti ‘urdhëron’ Gjykatën Kushtetuese që

Të mërkurën, zyra e shtypit e Presidencës shpërndau për mediat “mbrojtjen ligjore” të kreut të shtetit si “palë e interesuar” në çështjen me ankimues Erion Veliaj, i cili kundërshton shkarkimin si kryetar bashkie nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë dokument të hartuar për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti merr përsipër të kundërshtojë si ‘antikushtetues’ vendimin e kësaj gjykate për të pezulluar një dekret kontrovers të tij, ku caktonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pavarësisht se kryebashkiaku Veliaj kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Padia e Veliajt bazohej në nenin 115 të Kushtetutës, i cili parashikon qartë se vendimi i shkarkimit pezullohej në momentin e ankimimit. Megjithatë, Begaj e futi Presidencën në një kurs përplasje me Gjykatën Kushtetuese, pasi i kërkon që të deklarojë “moskompetencën” për shqyrtimin e dekretit të tij si dhe heqjen e pezullimit për dekretin.

Po ashtu, presidenti merr përsipër që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e Veliajt si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës dhe të shpallë një datë të shpejtë zgjedhjesh në Tiranë.

“Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimor, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese,” thuhet në argumentet e Presidencës.

Në të gjithë parashtesën e përgatitur për seancën gjyqësore të datës 31 tetor, ku do të vendoset për ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt nga qeveria, Presidenti përdor një gjuhë që synon të intimidojë Gjykata Kushtetuese në vendimmarrjen e saj.

Në një nëndarje të dokumentit me titull “Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të respektojë jurisprudencën e saj”, Presidenti i sugjeron kësaj gjykate që të ruajë praktikën e saj vendimmarrëse duke aluduar se po e shkel atë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta lexojë Kushtetutën “rast pas rasti” dhe të hedhë në kosh vendimet e veta të mëparshme sa herë që konstatimet, arsyetimet, përkufizimet dhe referencat e paraqitura në to nuk i vlejnë për konstruktin artificial që ajo kërkon t’i japë çështjes së fundit që ka në dorë,” thuhet në dokument.

Presidenti po ashtu merr përsipër të analizojë jo vetëm vendimmarrjen, por edhe sjelljen e Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar për “vetëizolim” ndaj argumenteve të palëve të interesuara.

Begaj pretendon gjithashtu se Kushtetuesja nuk e ka kompetencën ligjore që të shqyrtojë këtë ankimin të Veliajt dhe e quan vendimin e saj të njëanshëm.

“Ky vendim i mbledhjes së Gjyqtarëve është antikushtetues dhe duhet të korrigjohet menjëherë. Gjykata Kushtetuese duhet të riçelë diskutimin për legjitimimin dhe të rivendosë për të pasi të ketë dëgjuar edhe argumentet e palëve të interesuara përpara se të procedojë me çdo hap tjetër,” shkruan Presidenti.

Dokumenti që ngjan më shumë si ‘sulm’ publik ndaj Gjykatës Kushtetuese u publikua vetëm pak orë pasi opozita ndërmori një hap zyrtar, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra për shkelje të rënda kushtetuese, mes së cilave pranimin e pagesave nga një spital privat si dhe lidhjen e kontratave të sigurimit me kompaninë ku punonte i biri./Reporter.al 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme