Politika 15 October 2025, 13:38 Nga VNA

Presidenti Begaj në shkelje të Kushtetutës, mori paga nga një spital privat dhe një institucion tjetër shtetëror

Ndaje në Whatsapp

Presidenti Begaj në shkelje të Kushtetutës, mori paga nga

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duket se ka shkelur me vetëdije Kushtetutën e vendit. Pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se Begaj, edhe pas marrjes së detyrës si president, ka vazhduar të ushtrojë funksione të tjera publike, VNA kreu një verifikim të thjeshtë dhe zbuloi se ai ka vijuar të përfitojë të ardhura nga një subjekt privat dhe një institucion tjetër shtetëror.

Sipas të dhënave të deklaruara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vitin 2024, Begaj përveç pagës si President i Republikës, ka marrë pagesa edhe nga subjekti privat “Spitali Acibadem”.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, ai shënon se nga janari deri në dhjetor të vitit 2023, ka përfituar 3,324,215 lekë të reja nga paga si president dhe në të njëjtin formular deklaron se ka përfituar 1,605 euro nga spitali privat “Acibadem”.Presidenti Begaj në shkelje të Kushtetutës, mori paga nga

Por skandali nuk përfundon këtu. Një vit më vonë, Bajram Begaj ka deklaruar në ILDKPKI se përveç pagës nga presidenca, nga janari deri në dhjetor të vitit 2024 ka marrë 63,936 lekë të reja pagë nga Akademia e Forcave të Armatosura.

Presidenti Begaj në shkelje të Kushtetutës, mori paga nga

 

Por neni 89 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e ndalon reptësisht që presidenti të kryejë funksione të tjera publike apo private.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës.

 

 

Presidenti Begaj në shkelje të Kushtetutës, mori paga nga

Pra, presidenti, në mënyrë të qartë dhe të pohuar nga vet ai, ka shkelur Kushtetutën dokumentin për të cilin është betuar se do ta respektojë dhe mbrojë në çdo nen e pikë të saj.

Dhe nëse ndokush mendon se mund të ketë qenë thjesht pa vetëdije, duhet të kujtojmë se, siç tha vetë kryeministri Edi Rama, “askush nuk ka pavarësinë intelektuale dhe as dijen mbi Kushtetutën të Ilir Rusmajlit, këshilltarit juridik të presidentit”. Prandaj, me një këshilltar kaq brilant përkrah, një fakt kaq elementar me siguri i është shpjeguar Begajt, që boll e kishte vetëm rrogën e presidentit dhe mos të merrte edhe atë të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme