Politika 13 January 2026, 10:43 Nga VNA

Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Paqen Fiskale”, pavarësisht kundërshtimeve të FMN, BE dhe Dhomës Amerikane

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Paqen Fiskale”,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për “Paqen Fiskale”, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Bashkimi Evropian.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka theksuar mungesën e konsultimit dhe transparencës gjatë hartimit të ligjit, ndërsa FMN ka paralajmëruar se “Paqja Fiskale” minon progresin e arritur në administrimin tatimor dhe rrezikon qëndrueshmërinë fiskale të vendit.

Dekreti është firmosur në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit.

Sipas qëllimit të deklaruar, ligji për “Paqen Fiskale” synon rregullimin e marrëdhënieve financiare dhe fiskale, si dhe krijimin e lehtësive për subjektet që kanë detyrime të prapambetura ndaj shtetit.

Dekreti mban numrin 21 dhe është nënshkruar në Tiranë, më 12 janar 2026.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme