Politika 1 December 2025, 16:45 Nga VNA

“Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar”, Alimehmeti kritika Berishës: Nevojitet riorganizim i plotë, deri tek kryetari

Ndaje në Whatsapp

“Prej 9 muajsh nuk mblidhet Këshilli Kombëtar”, Alimehmeti

Ilir Alimehmeti foli për takimin e tij me Ervin Salianjin dhe më të votuarit në PD. Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti tha se ky takim vjen pasi organet e PD-së nuk mblidhen për të diskutuar dhe kritikon se prej 9 muajsh nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar.

Alimehmeti thotë se në pranverë do të zhvillohen zgjedhje brenda PD pasi mbarojnë mandatet dhe është e rëndësishme që partia të organizojë zgjedhje transparente. Sipas tij, nevojitet riorganizim i plotë nga i pari tek i fundit.

“Këshilli Kombëtar nuk thirret, u bë 9 muaj që nuk thirret. S’jemi thirrur në rrugë institucionale. Rruga institucionale nis nga lart poshtë, ne kishim sisa kërkesa e propozime që do çohen në kryesinë e PD në mbledhjen e parë që ajo do të bëjë. Nevojitet riorganizim i plotë, dhe për këtë ju e dini që gjatë muajve në vijim ne kemi mbarimin e të gjithë mandateve tona, në pranverë.

Do ketë zgjedhje brenda në parti, këtu kërkojmë një garë të hapur e të drejtë, që të garohet për çdo pozicion të mundshëm nga fillimi deri në fund, nga i pari tek i fundit, në çdo lloj niveli të hierarkisë partiake. Ka dyshime të mëdha që kjo arrihet dhe nuk funksionon siç duhet, i kemi diskutuar në media, keni parë procesin e primareve, diskutimet që janë bërë aty brenda, por është e nevojshme që PD të japë shembull që organizohen zgjedhje transparente brenda vetes, sepse ashtu njerëzit më pas të të besojnë, e të mbështesin në numra të tillë që të jesh alternativë qeverisje”, tha ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme