Politika 9 October 2025, 10:38 Nga VNA

Politika pa reflektim, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja kthehet në debat politik në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Politika pa reflektim, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja kthehet në debat

Vrasja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Lartë është kthyer në temë përplasjeje politike në seancën e sotme parlamentare, në vend që të shërbejë si moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi për nevojën urgjente të përmirësimit të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Në vend që të diskutohej për një reflektim të thellë dhe marrjen e masave të duhura për mbrojtjen e trupës gjyqësore dhe garancinë e funksionimit të shtetit ligjor, palët si zakonisht e kthyen në akuza dhe kundër akuza politike. Protagonistë ishin deputetja e PD, Jozefina Topalli dhe ministri i Drejtësisë, Bosfort Lamallari, të cilët bënë moral se kush e ka sharrë dhe anatemuar më shumë drejtësinë.

 “Relativizimi i kësaj vrasjeje tregon se kombi ynë është në zgrip të humnerës. Në një vend ku ka ministra dhe jo shtet, ku ka ligje por jo drejtësi, ku presidenti nuk njeh Kushtetutën, çfarë emri t’i vëmë?”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit.

Ministri i Drejtësisë, Bosfort Lamallari, reagoi duke kritikuar gjuhën denigruese që, sipas tij, përdor opozita ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Keni përgjegjësi për sulmet e vazhdueshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga daljet në ballkone e deri çdo të hënë me Altin Dumanin dhe SPAK-un. Keni ofenduar publikisht edhe Prokuroren e Përgjithshme. Keni gojë të flisni për drejtësinë”

Në fakt për këtë ngjarje nuk kanë gojë të flasin asnjë nga palët, e aq më pak marionetat e Ramës dhe Berishës në Parlament. Politizimi i vrasjes së gjyqtarit Kalaja tregon dështimin e klasës politike për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, një sistem që shpesh është bërë objekt sulmesh të drejtpërdrejta nga vetë liderët politikë, kur vendimet nuk kanë qenë në përputhje me interesat apo dëshirat e tyre.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme