Politika 24 September 2025, 10:33 Nga VNA

Plotësohen vendet e opozitës në komisionet parlamentare, ja emrat e propozuar

Ndaje në Whatsapp
Plotësohen vendet e opozitës në komisionet parlamentare, ja emrat

Opozita ka dorëzuar në Kuvend listën me emrat e deputetëve të propozuar për drejtuesit dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare, duke plotësuar strukturat e përhershme që deri më tani kishin mbetur jo funksionale. Sipas dokumentacionit zyrtar, opozita ka propozuar kryetarë për katër komisione dhe nënkryetarë në shtatë të tjera.

Kryetarët e komisioneve të propozuar nga opozita janë:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luciano Boçi
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku

Nënkryetarët e propozuar nga opozita:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: Enno Bozdo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes: Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm: Blend Himçi
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural: Xhelal Mziu
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme: Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale: Ivi Kaso

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme