Politika 2 December 2025, 13:53 Nga VNA

Pezullimi i Ballukut/Kushtetuesja kalon çështjen në Kolegjin e Gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp
Pezullimi i Ballukut/Kushtetuesja kalon çështjen në Kolegjin e

Padia e qeverisë, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Aktualisht ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e mbledhjes.

Të tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të vendosin për fatin e ministres, ndaj së cilës është vendosur masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, si edhe pezullimi nga ushtrimi i funksioneve publike. Kalimi i çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve nënkupton se brenda Kolegjit nuk është arritur unanimiteti i nevojshëm për të vendosur drejtpërdrejt mbi pranueshmërinë e kërkesës.

Në Mbledhjen e Gjyqtarëve do të shqyrtohen sërish të gjitha kriteret e pranueshmërisë, për të vendosur nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel në një seancë plenare, apo nëse do të vendoset mospranimi i saj. 

Njoftimi 

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme