Politika 18 March 2026, 14:16 Nga VNA

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë të votojnë në banesë ose me postë

Ndaje në Whatsapp

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë të votojnë

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë që të votojnë me postë si emigrantët ose fleta e votimit t’ju shkojë në banesë. Përmes një kërkese zyrtare që VNA disponon, drejtuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe KQZ-së, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) ka kërkuar ndërhyrje urgjente në Kodin Zgjedhor për të garantuar votimin e atyre që nuk mund të paraqiten fizikisht në qendra votimi.

Sipas dokumentit të shoqatës që i përfaqëson ata, FSHDPAK, legjislacioni aktual ofron disa lehtësime për ata që arrijnë të shkojnë në qendrat e votimit, por injoron plotësisht ata që janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Fondacioni thekson se:

"Në praktikë rezulton se një kategori zgjedhësish me aftësi të kufizuara nuk arrin ta ushtrojë këtë të drejtë për shkak të pengesave fizike dhe procedurale që lidhen me mënyrën aktuale të organizimit të votimit. Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me pamundësinë e lëvizjes, mungesën e transportit të përshtatur dhe barrierat e shumta infrastrukturore. Për rrjedhojë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh "mbeten në praktikë të përjashtuar nga ushtrimi i së drejtës së votës",-thuhet në shkresë.

Organizata argumenton se Shqipëria ka detyrime ndërkombëtare për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të votojnë "në mënyrë të pavarur dhe pa diskriminim". Në këtë kërkesë, vihet re një paralelizëm me arritjet e fundit në proceset zgjedhore shqiptare, duke marrë si shembull votën e diasporës:

"Duke iu referuar rezultateve pozitive të respektimit dhe përmbushjes së të drejtës së votës për emigrantët, kemi besimin se në këtë rishikim të Kodit Zgjedhor do të përmbushet më në fund edhe realizimi i të drejtës për të votuar edhe për zgjedhësit me aftësi të kufizuar",-thuhet në shkresë.

Organizata bazohet në praktikat e vendeve të tjera evropiane, ku mekanizmat alternativë janë tashmë të konsoliduar për të siguruar përfshirje gjithëpërfshirëse.

Për të zgjidhur këtë ngërç demokratik, FSHDPAK ka listuar katër propozime konkrete që duhen integruar në reformën e re zgjedhore:

1.            Votimi në banesë: Krijimi i ekipeve të posaçme zgjedhore që vizitojnë zgjedhësit në shtëpi, pas një kërkese paraprake dhe procedurave të verifikimit.

2.            Votimi me postë: Mundësimi i kësaj forme për ata që, për arsye shëndetësore ose paaftësie fizike, nuk munden të jenë prezentë në qendrat e votimit.

3.            Votimi i parakohshëm: Vendosja e procedurave që lejojnë këtë kategori të votojë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve.

4.            Procedura të posaçme regjistrimi: Një mekanizëm që i lejon këta zgjedhës të deklarojnë paraprakisht nevojën e tyre për asistencë ose formë alternative votimi.

Siç shprehet Drejtorja Ekzekutive, Blerta Çani Drenofci, garantimi i kësaj të drejte nuk është thjesht një detyrë ligjore, por një tregues i nivelit të funksionimit demokratik të gjithë shoqërisë sonë.

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë të votojnë

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme