Politika 6 March 2026, 17:34 Nga VNA

Përplasjet në Kuvend/ PD dhe PS kërkojnë përjashtime për deputetët pas seancës së djeshme

Ndaje në Whatsapp

Përplasjet në Kuvend/ PD dhe PS kërkojnë përjashtime

Pas tensioneve të regjistruara në seancën plenare të djeshme të Kuvendit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste i kanë drejtuar sekretariatit të etikës kërkesa për përjashtime deputetësh nga punimet parlamentare.

Grupi parlamentar i PD ka kërkuar marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë” ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës fyese, seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes Albana Vokshi.

Nga ana tjetër, PS ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë të kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, dhe deputetit Klevis Balliu për 30 ditë, me arsyetimin se penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare. Socialistët argumentojnë se gjatë seancës plenare të datës 5, dy deputetët demokratë përdorën gjuhë të papërshtatshme dhe bllokuan foltoren, duke penguar rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit.

Seanca e djeshme u karakterizua nga debate të ashpra dhe përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratës së Taulant Ballës ndaj Albanës Vokshi. Pas këtij incidenti, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar përjashtimin 60-ditor të Ballës nga pjesëmarrja në punimet parlamentare.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar këto kërkesa. Në orën 14:00 do të shqyrtohet kërkesa e PS-së për përjashtimin e dy deputetëve demokratë, ndërsa një orë më vonë, në orën 15:00, do të merret në shqyrtim kërkesa e Partisë Demokratike për Ballën.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme