Politika 11 January 2026, 22:05 Nga VNA

Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam ndërhyrë për t'i 'bashkuar'

Ndaje në Whatsapp
Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berishën, në mënyrë që ky i fundit ‘të shkrijë akullin’ me Ervin Salianjin.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, teksa u pyet për bisedimet e tij me Berishën nga gazetari Flogert Muça.

Alimehmeti tha se ka bërë përherë rolin e negociatorit mes Berishës dhe Salianjit, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pas akuzave të ndërsjellta që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu, Alimehmeti shtoi se këtë rol të negociatorit e ka bërë me çdo faktor opozitar, me qëllim gjetjen e një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Kujtojmë se pasi Ervin Salianji nisi ‘foltoret’ me qytetarët, ka pasur një përplasje të vazhdueshme mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga bideda në studio:

Muça: Nëse mund të na thuash, a keni komunikuar me doktorin që ta relaksoni këtë situatë që të mos përjashtohen njerëz si Salianji që në finale mbledh njerëz dhe demokratë?

Alimehmeti: Po, patjetër. Ky është qëndrimi im dhe ky do jetë gjithmonë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht, nuk është diçka që ndodhi sot. Në mënyrë të vazhdueshme unë këtë punë kam bërë. Kjo është detyra ime, që gjithkënd që mundem ta afroj brenda një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e Edi Ramës një orë e më parë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme