Politika 6 March 2026, 12:33 Nga VNA

Përplasje në Komisionin e Jashtëm, Ina Zhupa i përgjigjet Vasil Llajos: Nuk kemi ndarë asnjë gotë vere, po fantazon

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Komisionin e Jashtëm, Ina Zhupa i përgjigjet

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme u regjistrua një përplasje mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe deputetit socialist Vasil Llajo, teksa po diskutohej për deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvend nga Taulant Balla ndaj Albana Vokshit.

Gjatë debatit, Llajo deklaroi se ai dhe Zhupa njihen me njëri-tjetrin dhe se madje “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”, duke bërë thirrje që debati politik të mos zbresë në nivele denigruese.

“Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh Llajo.

Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Zhupa, e cila tha se nuk është e vërtetë dhe se nuk e njeh deputetin socialist.

“Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë”, u përgjigj Zhupa.

Pas kësaj, Llajo replikoi sërish duke iu drejtuar deputetes demokrate: “Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme