Politika 23 December 2025, 12:26 Nga VNA

Përplasje mes Ramës dhe ndërtuesve për Paqen Fiskale: “Me ju nuk ka dhe s’do të ketë paqe”

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes Ramës dhe ndërtuesve për Paqen Fiskale:

Kryeministri Edi Rama është përplasur këtë të martë me kreun e shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizaj, gjatë një takimi me komunitetin e biznesit për paketën e Paqes Fiskale. Rama ka akuzuar sektorin e ndërtimit se është më fitimprurësi në vend, ndërsa njëkohësisht deklaron paga të ulëta për punonjësit.

Sipas kryeministrit, nuk mund të ketë paqe me ndërtuesit që, siç u shpreh ai, deklarojnë punonjës me paga minimale që nuk ekzistojnë në realitet. Rama theksoi se në ndërtim nuk ka punonjës që punojnë për 500 mijë lekë dhe se kjo praktikë dëmton rëndë të drejtat e punëtorëve.

“Çfarë mbështetje doni ju, kur deklaroni punonjës me 500 mijë lekë? Nuk ekziston një punonjës i tillë në ndërtim, as në Tiranë e as askund. Jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Shkundini mirë xhepat, paguajini punonjësit 1500 apo 2000 euro dhe mbaroni ndërtimet që keni lënë përgjysmë. Me ju nuk ka dhe nuk do të ketë paqe”, u shpreh Rama. Kryeministri shtoi se situata është favorizuar edhe nga një vendim i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij nuk lejon vendosjen e një tavani për pagat minimale në sektor, duke krijuar hapësirë për abuzime.

Gjatë takimit, Rama sqaroi se kushti i vetëm për përfitimin nga Paqja Fiskale është që sipërmarrjet të mos jenë në konflikt me ligjin shqiptar. Ai theksoi se, nga ana procedurale, bizneset duhet të paraqesin një pasqyrë fiskale të vetëkorrigjuar për t’u përfshirë në skemë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme