Politika 15 December 2025, 17:29 Nga VNA

Përplasje mes policisë dhe mbështetësve të Lapajt para Kryeministrisë, një protestues thyen këmbën

Ndaje në Whatsapp

Përplasje mes policisë dhe mbështetësve të Lapajt para

Policia dhe mbështetësit e Adriatik Lapajt janë përplasur sërish përpara Kryeministrisë, gjatë përgatitjeve për protestën e Partisë Demokratike. Tensionet filluan kur policia po merrte masa për të vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

Gjatë përplasjes, një nga protestuesit ka pësuar thyerje të këmbës, ku ka marrë ndihmë nga ambulanca dhe më pas është transportuar për në spital.

Pas vendosjes së kangjellave nga policia, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë zhvendosur në një cep të Bulevardit për të liruar hapësirën për protestën e Berishës. Lapaj është shprehur se ata do të rikthehen përpara Kryeministrisë sapo të përfundojë tubimi i PD.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme