Politika 14 January 2026, 11:18 Nga VNA

Përplasje gjatë natës mes protestuesve dhe policisë, Lapaj: “Ndërhyrje për shkak se po këndonim”

Ndaje në Whatsapp
Përplasje gjatë natës mes protestuesve dhe policisë, Lapaj:

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë përplasur sërish gjatë natës me efektivët e Policisë së Shtetit. Shkak i ndërhyrjes, ashtu si edhe herët e mëparshme, është bërë çadra e improvizuar e mbuluar me plasmas, e ngritur nga protestuesit për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë natës.

Sipas Lapajt efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke tërhequr plasmasin e tendës dhe duke rrëzuar në tokë karrige dhe sende të tjera të protestuesve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lapaj e cilëson ndërhyrjen policore si pjesë të operacionit që ai e ironizon me emrin “Plastmasi”.

“Mbrëmë në orën 00:57, plot 35 punonjës policie u paraqitën të vendosur dhe sekuestruan plastmasin e tendës së improvizuar për t’u ruajtur nga i ftohti i natës, pasi kishin marrë informacion se po këndonim,” shkruan Lapaj.

Ai ironizon arsyen e ndërhyrjes, duke shtuar se protesta ka hyrë në ditën e 37-të pa ndërprerje. “Si mund të këndonim ne në ditën e 37 të protestës pa ndalim? Duhet të kishim ikur tashmë… Edi Rama ka halle të tjera!” – shprehet ai.

Në fund të reagimit, Lapaj bën thirrje për një protestë masive ditën e shtunë, më 17 janar, në orën 18:00, në shesh, “kundër Edi Ramës dhe bandës që drejton”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme