Politika 15 September 2025, 17:19 Nga VNA

Përplasja për komisionet parlamentare: Opozita kundërshton propozimin e mazhorancës

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për komisionet parlamentare: Opozita kundërshton

Mazhoranca dhe opozita zhvilluan të hënën një mbledhje konsultative për ndarjen e re të komisioneve parlamentare, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të rritur numrin e tyre nga 8 në 11 dhe për të bashkuar Komisionin për Çështjet Europiane me atë për Punët e Jashtme. Ky ndryshim i kalon shumicës drejtimin e komisionit që më parë drejtohej nga opozita.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi këtë një veprim autoritar dhe të njëanshëm.

“Është e papranueshme që ndryshime të tilla të lajmërohen në Asamblenë e PS-së dhe jo përmes një procesi të përbashkët me opozitën. Me shkrirjen e Komisionit të Integrimit, opozita humbet rolin e saj konstruktiv në procesin e integrimit europian, një përgjegjësi që ka pasur për 21 vite me radhë”, u shpreh Bardhi.

Ai kundërshtoi edhe justifikimin e mazhorancës se po ndiqet modeli i Bundestagut gjerman, pasi sipas tij “në Bundestag ekziston si Komisioni i Jashtëm, ashtu edhe ai për Çështjet Europiane, nuk janë të bashkuar”.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, argumentoi se ndryshimi është i justifikuar nga faza aktuale e integrimit të Shqipërisë. Balla kërkoi bashkëpunim nga opozita për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe për të çuar përpara proceset e tjera institucionale.

“Në këtë moment të rëndësishëm për aderimin në BE, është e natyrshme që mazhoranca të udhëheqë procesin përmes një komisioni më të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës. Është domosdoshmëri që të përmbyllim këtë etapë sa më shpejt, për të kaluar te votëbesimi i qeverisë dhe programit të saj”, tha Balla.

Aktualisht, opozita ende nuk ka dërguar emrat për katër kryesitë e komisioneve që i takojnë sipas ndarjes së re, ndërsa PS raportohet se ka përzgjedhur shtatë përfaqësuesit e saj.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme