Politika 27 November 2025, 19:14 Nga VNA

Përjashtohet nga kryesia pas debatit me Flamur Nokën — Anila Aliaj reagon në FB: “Fituese pa pushtet, por me dinjitet”

Ndaje në Whatsapp
Përjashtohet nga kryesia pas debatit me Flamur Nokën — Anila

Pas debateve të një dite më parë në mbledhjen e degës Paskuqan–Kamëz me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë së degës.

Sipas saj, masa disiplinore erdhi pasi ajo kishte njoftuar anëtarët e kryesisë për zhvillimet e mbledhjes, duke e cilësuar veprimin si dënim politik ndaj zërit të saj kritik.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Aliaj shkruan se pavarësisht përjashtimit është “fitimtare”, pasi ka marrë, sipas saj, respekt dhe mbështetje nga mijëra qytetarë.

“Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë dhe zë. Unë fitova respektin dhe mbështetjen, ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë,” shkruan ajo.

Ajo shton se në sallë ka qenë “e vetmja femër mes 70 burrave”, por se “ka më shumë burrni se ata”.

“Ta thashë në sallë. Vertet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I pa burrni nuk është ndryshe, vetëm si ju,” përfundon reagimi i saj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme