Politika 25 April 2026, 16:38 Nga VNA

Përjashtohet nga gara për kreun e PD-së në Korçë Bravaldi Xhafka, kritik i Berishës dhe pjesë e Foltores së Salianjit

Ndaje në Whatsapp
Përjashtohet nga gara për kreun e PD-së në Korçë

Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për kreun e PD-së në Korçë Bravaldi Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur postin e sekretarit organizativ të degës së kësaj partie në qytet. Xhafka u rreshtua më 10 janar 2026 me Foltoren e Ervin Salianjit, ku edhe artikuloi kritika të hapura ndaj drejtimit të Berishës.

Në fjalën e tij në atë takim, ai deklaroi se Partia Demokratike nuk është “parti muze”, por shpresa e shqiptarëve, një mesazh që u interpretua si kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj lidershipit aktual të Berishës.

Më 3 prill, Xhafka shpalli publikisht kandidaturën për kreun e PD-së së Korçës, duke paraqitur edhe një program për ringritjen e partisë në këtë degë.

Burime brenda strukturave të PD-së në juglindje bëjnë të ditur se pas shpalljes së kandidimit të tij, dega e Korçës hyri në një fazë përçarjeje, me diskutime që u përqendruan te ndikimi i Salianjit në këtë garë.

Zgjedhjet për drejtimin e degës së PD-së në Korçë ishin planifikuar të zhvilloheshin këtë të dielë, por janë shtyrë për më 3 maj. Nga katër kandidaturat e paraqitura fillimisht, janë konfirmuar vetëm dy: Harito Zoto dhe Irvin Bode, i cili shihej si rivali kryesor i Xhafkës në këtë garë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme