Politika 15 March 2026, 11:49 Nga VNA

“Përgjigje rilindase”- një togfjalësh i ri për fjalorin (jo vetëm politik)

Ndaje në Whatsapp
“Përgjigje rilindase”- një togfjalësh i ri për

Meqenëse jemi në proces të konsultimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i sugjerojmë të përfshihet si një fjalë e re edhe togfjalëshi “përgjigje rilindase”. Shpjegimi për të është si vijon: Përgjigjja rilindase është një përgjigje pa përgjigje; është një tjerrje apo diarre fjalësh, që formojnë një paragraf të stërzgjatur, ku fundi nuk ka lidhje me fillimin, ku logjika ka ikur në drejtim të paditur. Shpeshherë kjo përgjigje shoqërohet me ton solemn apo poza filozofike për të kompensuar zbrazëtinë e brendisë dhe të mos thënit asgjë. Përgjigjja rilindase ka synim t’i shmanget realitetit dhe përgjigjdhënësi zakonisht bën si i indinjuar. Por kur ballafaqohet me ripërsëritje të pyetjes apo kur i sfidohet përgjigjja pa përgjigje, përgjigjësi zakonisht del nga binarët dhe kontrolli.

Një rast tipik i përgjigjes rilindase ishte përgjigjja që Rama përpiqej t’i jepte Ambrozia Metës dhe çrregullimi që pësoi nga sfidimi i përgjigjes së tij prej gazetares.

Kushedi si do të kishte reaguar nëse ndonjë nga gazetarët e tjerë do të kishte guximin t’i thoshte: Po vërtet ke thënë burg për ata që vjedhin energjinë elektrike (jo “dritat”, siç thoshte Rama). Mirë, e pranojmë edhe që gazetarja Meta punon në një TV që ka çështje në prokurori për pastrim parash. Por pse nuk shkojnë në burg qeveritarët hajdutë që kanë çështje tashmë në prokuroritë speciale? Dhe këta hajdutë i ke punësuar ti, Ramë, si kryeministër, duke përdorur paratë publike; nuk je ti rrogtari i tyre, ashtu siç është Ambrozia rrogtare e një TV-je private. Kushedi çfarë shfrenimi do të kishte marrë përgjigjja rilindase në një situatë të tillë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme