Politika 25 October 2025, 12:18 Nga VNA

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve në 5 bashki, ja emrat që do garojnë në 9 nëntor

Ndaje në Whatsapp
Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve në 5 bashki,

Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki. Dje mbaronte dhe koha e vënë në dispozicion nga KQZ për kandidatët në këtë garë.

KQZ ka publikuar edhe listën e kandidatëve që kanë depozituar dokumetacion kandidimi:

1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;
2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;
3.Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;
4.Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;
5.Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;
6.Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;
7.Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;
8.Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;
9.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;
10.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;
11.Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;
12.Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako;

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme