Politika 24 March 2026, 12:06 Nga VNA

Pensionistët vuajnë për rimbursimin e barnave, ministrja shëtit në Romë për “takime konstruktive” dhe foto me filtra

Ndaje në Whatsapp
Pensionistët vuajnë për rimbursimin e barnave, ministrja

E keni parasysh si janë barnat në Shqipëri? Cilësia shpesh e diskutueshme dhe çmimi skandaloz. E keni parasysh gjithashtu çfarë heqin pensionistët për të marrë një rimbursim që në letër duket i thjeshtë, por në praktikë është një rrugë e gjatë dhe e lodhshme.

Mesa duket vetëm ministrja nuk e ka idenë. Ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me farmacitë dhe faturat e kripura të ilaçeve, ajo shëtit deri në Romë për t’u takuar me ata që këtë problem e kanë zgjidhur prej vitesh. Poston foto dhe ende nuk e ka kuptuar se në Shqipëri mafia e barnave është po aq e rrezikshme sa ajo e AKSHI-t dhe se zgjidhja nuk gjendet në fotot me filtra të Evis Salës.

Sipas njoftimit zyrtar, në Romë u zhvillua një “takim konstruktiv” mes ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala dhe Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA). Një moment, thuhet, i rëndësishëm për reformën farmaceutike në Shqipëri dhe për rrugën drejt integrimit europian.

Prioriteti i ministrisë – gjithnjë sipas deklaratës – është modernizimi, forcimi i aksesit të pacientëve në barna të sigurta dhe cilësore, si dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian dhe me detyrimet e procesit të integrimit.

Në takim u diskutua edhe për një kuadër të ardhshëm bashkëpunimi institucional, përfshirë një Memorandum Mirëkuptimi që është ende në diskutim, për të forcuar bashkëpunimin në fusha që tingëllojnë shumë teknike: nga Vlerësimi i Teknologjive Shëndetësore (HTA) dhe farmakovigjilenca, deri te politikat rregullatore dhe standardet e cilësisë.

Me pak fjalë, një partneritet “i vlefshëm” që pritet të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi farmaceutik më të qëndrueshëm, më transparent dhe plotësisht europian.

Ndërkohë, në Shqipëri, pensionistët vazhdojnë të bëjnë llogaritë: sa kushton ilaçi, sa rimbursohet dhe sa u mbetet nga pensioni pasi dalin nga farmacia. Por të paktën kemi fotografitë nga Roma – me filtra dhe me flamuj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme