Politika 20 February 2026, 13:05 Nga VNA

PD zbulon nepotizmin… në Pukë: kur “lufta” nis nga shtëpia dhe përfundon në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp

PD zbulon nepotizmin… në Pukë: kur “lufta” nis nga

Partia Demokratike, dega Pukë, ka vendosur të ngrejë flamurin e luftës kundër nepotizmit. Jo në ndonjë bashki të madhe, jo në ndonjë institucion me buxhete miliona euro, por në Bashkinë e Pukës – aty ku lidhjet familjare duken më të forta se çdo nen ligjor.

Në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD Pukë kërkon interpretim ligjor për disa këshilltarë bashkiakë, duke pyetur nëse janë në konflikt interesi për shkak të pozicioneve që mbajnë familjarët e tyre në administratën vendore. Me pak fjalë: a është rastësi apo model organizimi që pushteti vendor funksionon si një biznes familjar?

Rastet e paraqitura janë domethënëse:
• Gjon Gjoka, Kryetar i Këshillit të Bashkisë – ndërkohë bashkëshortja e tij është Specialiste në Drejtorinë e Menaxhimit të Financave. Pra, njëri kontrollon, tjetra menaxhon. Familje me ndarje të qartë rolesh.
• Enver Sulejmani, nënkryetar i Këshillit – bashkëshortja e tij mban postin e këshilltares së Kryetarit të Bashkisë. Këshillat qarkullojnë brenda familjes, përpara se të dalin në zyrë.
• Ndue Lala, këshilltar – djali i tij është Administrator i një Njësie Administrative. Brezi i ri nuk pret radhën; hyn direkt në administrim.

Sipas PD-së, këto punësime janë bërë pasi këta persona kanë marrë mandatin si këshilltarë bashkiakë. Pyetja që i drejtohet KQZ-së është e thjeshtë: a kemi papajtueshmëri ligjore apo thjesht përputhje familjare?

Në thelb, kërkesa është për një “arsyetim ligjor”. Por mes rreshtave lexohet një tjetër debat: a është pushteti vendor në Pukë një institucion publik apo një strukturë ku mbiemri peshon më shumë se meritokracia?

PD Pukë thotë se pret përgjigjen e KQZ-së. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse do të kemi një sqarim ligjor… apo një tjetër konfirmim se në politikën vendore, konflikti i interesit shpesh ngatërrohet me “interesin e familjes”.

PD zbulon nepotizmin… në Pukë: kur “lufta” nis nga

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme