Politika 30 Prill 2026, 11:46 Nga VNA

PD skualifikon Salianjin, Kokalarin dhe Balliun në garën për kryetar. Regjistrohet Meremja që do të rivalizojë Berishën më 18 maj

Ndaje në Whatsapp
PD skualifikon Salianjin, Kokalarin dhe Balliun në garën për

Afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike skadon në mesditë, ndërsa procesi është shoqëruar me polemika dhe përjashtime nga gara. Kandidaturat e Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut nuk janë pranuar, duke bërë që gara të mbetet praktikisht pa rivalë të fortë për Sali Berishën.

Përfaqësuesit e Salianjit kanë lënë dokumentet e aplikimit në recepsionin e selisë së PD-së, një gjest simbolik, ndërsa ai, Kokalari dhe Balliu kanë paralajmëruar se do ta dorëzojnë dokumentacionin edhe në rrugë elektronike, edhe pse gjasat për pranimin e tyre janë thuajse zero.

Përjashtimet lidhen edhe me një udhëzim të ri të publikuar vetëm 24 orë para afatit përfundimtar, i cili përjashton nga gara personat e dënuar me vendim të formës së prerë dhe ata që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Në bazë të këtij kriteri, Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg për dosjen “Babale”, përjashtohet automatikisht nga gara. Ndërkohë, sipas drejtuesve të PD-së, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu nuk mund të kandidojnë pasi nuk janë anëtare të partisë. Për Salianjin është përdorur edhe termi “vetëpërjashtim”, pasi ai doli publikisht kundër drejtuesve të partisë.

Ndërkohë, aplikimi i vetëm i pranuar është ai i mjekes Mereme Sela, e cila depozitoi kandidaturën pranë selisë qendrore të PD-së. Kështu, përveç Sali Berishës, ajo është kandidatja e vetme e regjistruar që do të marrë pjesë në garën për drejtimin e partisë.

Në një deklaratë për mediat, Sela tha se hyn në këtë garë si një figurë e pastër dhe me një program që fokusohet kryesisht në shëndetësinë dhe arsimin.

“Jam një nga personat me background-in e duhur për të garuar për kreun e PD-së. Pse kam marrë 43 vota në primare? Kam qenë e vetmja që kam kërkuar që të mblidhemi para anëtarësisë dhe të prezantojmë programin, gjë që nuk u bë. I kam lexuar kriteret dhe i plotësoj. Kam shumë respekt për doktorin, por nëse anëtarësisë i intereson një figurë e pastër, e papërlyer, jam unë. Dy shtyllat kryesore të programit tim janë shëndetësia dhe arsimi”, tha ajo.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike pritet të zhvillohen më 18 maj, ku Sali Berisha dhe Mereme Sela do të jenë dy emrat në fletën e votimit.

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme