Politika 3 November 2025, 21:28 Nga VNA

PD shpenzoi më shumë se PS në fushatën e 11 majit, publikohen shifra zyrtare nga raportet financiare në KQZ

Ndaje në Whatsapp

PD shpenzoi më shumë se PS në fushatën e 11 majit,

Dy partitë kryesore të vendit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet e tyre financiare për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Bazuar në të dhënat, rezulton që PS që mori rekord mandatesh prej 83 të tilla, ka shpenzuar më pak se PD.  

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Demokratike ka pasur një total të ardhurash prej 227.1 milionë lekësh, ndërsa shpenzimet kanë arritur në 213 milionë lekë. Pjesa më e madhe e fondeve ka ardhur nga vetë partia, 171 milionë lekë,  dhe nga fondet publike, 44.8 milionë lekë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka raportuar të ardhura totale prej 180 milionë lekësh, ku burimi kryesor ka qenë gjithashtu financimi nga vetë partia me rreth 103.7 milionë lekë, ndjekur nga fondet publike me 65.2 milionë lekë. Totali i shpenzimeve të PS për fushatën është 169.5 milionë lekë.

Të dyja partitë kanë deklaruar se nuk kanë marrë hua apo kredi për financimin e fushatës, ndërsa PD ka raportuar edhe 13.8 milionë lekë detyrime të papaguara, të cilat mbeten për t’u shlyer.

2025 - Partia Socialiste e Shqipërisë

III. Detaje dhe Përmbledhje

Te ardhurat

Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390

Totali i te ardhurave nga individe: 10,989,608

Totali i te ardhurave nga persona juridike: 0

Totali i të ardhurave nga kandidatet e listave: 0

Totali i te ardhurave nga vete partia: 103,740,313

Totali i të ardhurave jopublike ne natyre: 9,889,608

Totali i te ardhurave: 180,021,311

Huatë dhe Kreditë

Totali i huave dhe kredive: 0

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve te bëra nga partia: 169,574,703

Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0

Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608

Totali i shpenzimeve te papaguara/detyrime financiare: 0

Raportimi Financiar i Zgjedhjeve të Kuvendit të Republikes së Shqipërisë, te datës 10 MAJ 2025 - Partia Demokratike e Shqipërise

III. Detaje dhe Permbledhje

ё ardhurat

Totali i te ardhurave nga fondet publike: 44,818,545

Totali i te ardhurave nga individe: 9,921,118.755

Totali i te ardhurave nga persona juridike: 1,400,000

Totali i të ardhurave nga kandidatet e listave: 0

Totali i te ardhurave nga vete partia: 171,010,474

Totali i te ardhurave jopublike ne natyre: 270,000

Totali i te ardhurave: 227,150,137.755

Huatë dhe Kreditë

Totali i huave dhe kredive: 0

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve te bëra nga partia: 213,060,301

Totali i shpenzimeve të beëra nga kandidatet e listave: O

Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000

Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme