Politika 17 March 2026, 11:30 Nga VNA

PD shpall IRGC organizatë terroriste… në oborrin e SHQUP-it

Ndaje në Whatsapp
PD shpall IRGC organizatë terroriste… në oborrin e SHQUP-it

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ku shpall Gardën Revolucionare të regjimit të Teheranit organizatë terroriste dhe e cilëson regjimin e Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë.

Në deklaratë, PD dënon sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik – Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit dhe Bahrejnit – dhe shpreh solidaritet të plotë me këto vende. Demokratët deklarojnë gjithashtu mbështetje për përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e regjimit teokratik të Ajatollahëve.

Por deklarata ka edhe një dozë ironie politike. Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku u votua rezoluta për Iranin dhe shpalljen e IRGC si organizatë terroriste.

Kështu, ndërsa vendimi formal merrej në Parlament, PD zgjodhi ta bëjë shpalljen e saj… në oborrin e SHQUP-it.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme