Politika 25 August 2025, 13:34 Nga VNA

PD shkon në Parlament. Zgjedhjet? Berisha: Libri i zi me denoncime do e çojmë deri në NATO

Ndaje në Whatsapp
PD shkon në Parlament. Zgjedhjet? Berisha: Libri i zi me denoncime do e

Në më pak se dy javë fillon sesioni i ri parlamentar dhe Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë se betejën kundër zgjedhjeve të 11 Majit do t'a bëjë kudo. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha qartazi se beteja e opozitës bëhet kudo. 

Partia Demokratike zgjedhjet e 11 Majit i konsideron "mega krim elektoral" dhe për këtë do kujdeset që të përfundojë librin e zi, me përmbajtje denoncime nga shkeljet në zgjedhje, për të cilat Sali Berisha tha se do t'i depozitojë në çdo kancelari deri edhe në NATO. "Ne këto ditë përfundojmë librin e zi të këtyre zgjedhjeve. Do t'a depozitojmë në çdo kancelari ndërkombëtare, deri edhe në NATO. Janë me mijëra fakte. Do më duheshin një muaj konferenca me përmbajtjet e denoncimeve. Por ne do i publikojmë"- deklaroi Berisha. Për këtë nuk përjashtoi edhe mundësinë e kërkesës së një komisioni hetimor parlamentar. 

Konferenca 

Pyetje: A do të shkojë PD në parlament? 

Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj. 

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?

Sali Berisha: PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme