Politika 3 May 2026, 17:56 Nga VNA

PD pranon probleme me listat në Korçë, bllokohet procesi. Reagon deputetit i zonës, hesht sekretariati organizativ

Ndaje në Whatsapp
PD pranon probleme me listat në Korçë, bllokohet procesi.

PD e ka pranuar indirekt se në Korçë procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës është përfshirë nga probleme serioze me listat e anëtarësisë. Reagimi ka ardhur nga deputeti i zonës, Fidel Kreka, i cili konfirmon se votimi nuk arriti të përfundojë për shkak të mangësive të evidentuara gjatë procesit.

“Sot demokratët korçarë ishin të ftuar të zgjidhnin me votë kryetarin e degës. Fatkeqësisht, procesi pati debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk arriti të përfundojë, pasi gjatë procesit u konstatua që kishte mangësi të dukshme në listën e anëtarësisë”, shprehet Kreka në reagimin e tij.

Ai kërkon që strukturat lokale të PD-së të marrin përgjegjësi dhe të përditësojnë listat, në mënyrë që procesi të rifillojë sa më shpejt dhe anëtarët të mund të votojnë për drejtimin e degës së Korçës.

Ndërkohë, Kreka i është përgjigjur edhe zërave për përçarje apo lëvizje politike, duke theksuar qartë qëndrimin e tij: “Unë jam deputet i PD dhe Sali Berishës dhe i tillë do të mbetem”.

Në fakt, përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve i takon sekretariatit organizativ të PD-së, por deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga qendra. Ajo që është e qartë është se procesi në Korçë ka nxjerrë në pah probleme të brendshme organizative, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ato do të adresohen shpejt apo do të thellojnë tensionet brenda partisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme