Politika 2 March 2026, 15:09 Nga VNA

PD paralajmëron protestë ditën që Kuvendi do shqyrtojë mandatin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp

PD paralajmëron protestë ditën që Kuvendi do shqyrtojë

Gazment Bardhi njoftoi se PD do të organizojë protestë e radhës ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e deputetes, Belinda Balluku.

Gjatë një konference për shtyp ku prezantoi raportin për imunitetin e ish-zv.kryeministres, kreu i grupit parlamentar të PD deklaroi se qytetarët do të thirren të mblidhen para selisë së Kuvendit në ditën kur do të shqyrtohet kërkesa për autorizim.

Ai paralajmëroi se, në rast se Kuvendi refuzon kërkesën e SPAK, opozita do ta konsiderojë institucionin si një “bunker” ku, sipas tij, mbrohen zyrtarë të korruptuar.

Bardhi thekson se sipas standardeve kushtetuese, Kuvendi nuk ka kompetencë të vlerësojë masën konkrete të sigurimit apo nevojën hetimore, pasi kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor.

Raporti i PD bazohet në provat e sjella nga SPAK në Kuvend, jurispudencën kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias si dhe frymën e luftës antikorrupsion.

“Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliardë euro,”- tha Bardhi.

Sipas tij, masa e re e sigurisë ndaj saj është argumentuar nga prokurorët e SPAK me sjelljen e Ballukut pas marrjes si e pandehur me tentativat për të prishur provat dhe kërcënimit të dëshmitarëve, ‘përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj’.

Në argumentimin ligjor të anëtarëve të Këshillit vihet theksi tek roli që ka Kuvendi për të verifikuar vetëm nëse kërkesa e prokurorisë ka apo jo motiv politik dhe jo për të marrë rolin e gjykatës që shqyrton masën e sigurisë në themel.

“Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (jo të deputetëve të veçantë) për aq sa ajo mund të cenohet si rezultat i procedimeve penale me sfond politik ndaj deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim vlen të theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor i tij (imunitetit parlamentar) është mbrojtja e vetë parlamentit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij,” arsyetohet ndër të tjera në raport.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme