Politika 17 December 2025, 19:51 Nga VNA

PD paralajmëron demonstrata brenda dhe jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
PD paralajmëron demonstrata brenda dhe jashtë vendit

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas rreth dy orësh, me fokus organizimin e protestës kombëtare të thirrur për të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij në hapje, ndërsa diskutimet u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. Sipas burimeve mediatike, në mbledhje është propozuar radikalizimi i aksionit opozitar, me organizimin e demonstratave dhe protestave si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Gjatë mbledhjes, Lisandër Hoxha ka propozuar një ndryshim në statutin e PD-së për largimin nga strukturat e partisë të eksponentëve të lidhur me fondacionin Soros. Ndërsa Aulon Kalaja ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për mënyrën se si janë dhënë firmat e deputetëve të PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgija, është larguar nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, pasi mësohet se nuk është lejuar të marrë fjalën.

“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur Burgija, sipas burimeve mediatike.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka përfunduar, teksa aktualisht në selinë e PD po mbahet një mbledhje me kryetarët e degëve. 

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme