Politika 26 September 2025, 22:27 Nga VNA

PD pa kandidat për Bashkinë Tiranë, opozita shtrin dorën Arlind Qorit...harron ideologjinë partiake

Ndaje në Whatsapp
PD pa kandidat për Bashkinë Tiranë, opozita shtrin dorën

Partia Demokratike është në ditë të hallit. Teksa maxhoranca socialiste vetëm një ditë pasi e shkarkoi zyrtarisht Erion Veliaj në Këshill Bashkiak dhe firmosjes së saj me VKM, sot vendimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Çka "lehtëson" rrugën drejt nisjes së fushatës elektorale me Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës, Sali Berishën duket se por refuzojnë kandidatët njëri pas tjetrit. Të gjendur në pikë të hallit, duket se po shtrin dorën Arlind Qorit. 

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në ÇdoKënd me Merita Haklaj në A2 CNN, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Salianji theksoi se në këto zgjedhje ndarjet ideologjike nuk kanë rol të madh. “Këto janë zgjedhje administrative për të cilat mund të gjendet dakordësia edhe me parti që ideologjikisht pak na puqin,” tha ai. Sipas tij, edhe Qori vetë ka përmendur se sistemi është i kapur dhe se ekziston një regjim, duke bërë që vijat ideologjike dhe ndarjet tradicionale të bien në sfondin e nevojës për bashkim.

Ish-deputeti nënvizoi se prioritet është rrëzimi i Partisë Socialiste, duke bërë këtu një krahasim me Partinë e Punës, dhe pas këtij objektivi mund të diskutohet për mënyrën më të mirë të veprimit me të gjitha palët. “Ka një kohë kur bashkohesh dhe një kohë kur ndahesh. Të rrëzojmë njëherë Partinë e Punës dhe të diskutojmë pastaj me njëri-tjetrin kush është rruga më e mirë,” tha Salianji.

Ai theksoi gjithashtu se PD duhet të përshpejtojë negociatat me partitë e tjera dhe të gjendet dakordësia për një emër të përbashkët, duke shmangur llogaritjet individuale dhe duke u fokusuar te fitorja e zgjedhjeve. 

Në një tjetër studio televizive, Belind Këlliçi ka pohuar se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë qenë dy profilet e para që kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrrur për t’i propozuar që të kandidojnë në zgjedhjet e Tiranës për vendin e kryebashkiakut të ri të kryeqytetit.

Këlliçi sqaroi se të dy kanë refuzuar ofertën për kandidim, pasi janë të angazhuar me projekte të tjera dhe nuk e shohin këtë garë si pjesë të axhendës së tyre aktuale politike.

“Zoti Alimehmeti dhe zonja Tabaku e kanë bërë të qartë se nuk do të kandidojnë. Janë të fokusuar në angazhimet e tyre përkatëse, dhe e kanë përjashtuar këtë mundësi,” u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se Partia Demokratike është në kërkim të një kandidati të njohur dhe me profil publik, duke mos përjashtuar mundësinë që emri të vijë edhe nga jashtë partisë.

 

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme