Politika 15 October 2025, 16:10 Nga VNA

PD nisi procedurën e shkarkimit të tij, reagon Bajram Begaj: Pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta

Ndaje në Whatsapp
PD nisi procedurën e shkarkimit të tij, reagon Bajram Begaj:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me nismën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenca thekson se Presidenti nuk do të komentojë nisma politike nga asnjë palë, duke vënë në dukje rëndësinë e ruajtjes së neutralitetit që kërkon pozicioni i lartë kushtetues.

Sipas Presidencës, procedura e shkarkimit të Presidentit është një instrument kushtetues i Kuvendit, i cili ka të drejtë ta përdorë kur e gjykon të nevojshme. Në deklaratë theksohet gjithashtu se pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike nuk korrespondojnë me të vërtetën dhe Presidenti pret që Kuvendi t’i trajtojë me transparencë dhe profesionalizëm.

Deklarata zyrtare e Presidencës:

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

 Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

 Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe  interesit të publikut.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme