Politika 21 November 2025, 16:52 Nga VNA

Diplomacia e gjuhës banale: PD i përgjigjet Komisioneres Kos me “bozë”, bulmet dhe mungesë argumentesh

Ndaje në Whatsapp

Diplomacia e gjuhës banale: PD i përgjigjet Komisioneres Kos me

Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të organizuar politik ndaj Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, pas deklaratës së saj se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira”.

I pari që doli publikisht ishte kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili e akuzoi Kos për qëndrime të njëanshme duke e quajtur edhe “zëdhënëse të një qeverie të korruptuar”.

“Zonja Kos mos u bëj Bozë!” –u shpreh sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, në Tiranë. Ndërsa nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, shtoi: “Raporti i ODIHR-it nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos.”

Këto janë vetëm dy nga batutat pa kripë me të cilat dy nga drejtuesit më të lartë të PD-së iu drejtuan sot komisioneres, pas qëndrimeve të saj mbi proceset politike dhe zgjedhore në Shqipëri. Është e kuptueshme që si drejtues të opozitës ata mund të mos jenë dakord me deklaratat e saj, por tallja me mbiemrin e komisioneres shkon përtej debatit politik.

Për më tepër, Marta Kos, e lindur në Slloveni, nuk ka asnjë lidhje kulturore që ta bëjë krahasimin me kosin shqiptar domethënës për të. Në fakt, kjo lloj gjuhe tregon më shumë për nivelin e politikanëve tanë se për komisioneren.

Thënë ndryshe, kaq poshtë ka rënë fantazia e politikanëve shqiptarë: për të bërë politikë me përfaqësuesen e Bashkimit Europian, përdorin bulmetin. Tani mbetet vetëm të imagjinojmë se çfarë do t’u duhet të përdorin kur të merren me politikanët lokalë në seancën e ardhshme të Parlamentit…

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme