Politika 26 August 2025, 14:48 Nga VNA

PD në duart e Berishës: ndan postet si çmim për bindjen, jo si shans për opozitën

Ndaje në Whatsapp
PD në duart e Berishës: ndan postet si çmim për bindjen,

Mbaji miqtë afër por armiqtë më afër – me këtë logjikë, Sali Berisha duket se do të rikonfirmojë në krye të grupit parlamentar të PD Gaz Bardhin. Ky i fundit, edhe pse arriti një rezultat të dobët në Fier, do të vijojë të mbetet ish-bashkëpunëtori i preferuar për kryetarin e PD. Me gjasë, dhe nisur nga historia politike, figurat që tentojnë të rebelohen ndaj tij, Berisha i cakton në detyra në dukje të rëndësishme, por në thelb të pavlera për karrierën politike. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se tashmë deputetët e PD do të jenë të shpërndarë në tre grupe parlamentare dhe, nisur nga numri i vogël i tyre në këtë parlament, drejtimi i Bardhit do të jetë thjesht simbolik. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin se deputetët e PD janë të gjithë produkt i listës së mbyllur dhe i përzgjedhjes personale të Berishës, Gaz Bardhi do të mbetet thjesht një anëtar grupi me rrogë pak më të lartë dhe privilegje të tjera administrative, më shumë se deputetët e tjerë të PD.

Të njëjtën taktikë, Sali Berisha duket se do të ndjekë edhe me Jorida Tabakun, ku besohet se do t’i lërë vendin në Komisionin Parlamentar të Integrimit. Lidhjet e saj personale me disa nga partitë europiane apo në Komisionin Europian janë më të mira se ato të Albana Vokshit. Dhe pas telendisjes që i bëri në listën e Tiranës, tashmë Berisha do të vjelë frytet e anglishtes së Joridës për t’i shërbyer “non gratas” së tij.

Me një shtator që nis pa asnjë analizë apo plan opozitar, ndarja e posteve mes deputetëve të PD për privilegje banale parlamentare duket të jetë deri më sot i vetmi motiv për të shkruar ndonjë status kritik për Edi Ramën në Facebook. Sezoni i ardhshëm politik nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim me një kryeministër dhe një kryetar opozite që e kanë gjetur dhe tashmë e shijojnë “comfort zone” që i kanë caktuar njëri-tjetrit.

Të vetmit që mendohej se mund të sillnin një revolucion të vërtetë në opozitë tashmë janë në rreshtin e komanduar nga Sali Berisha, dhe veç bisedat nëpër tavolina kafenesh apo restorantesh do të jenë platforma ku do të kritikohet lidershipi i PD dhe do të përflitet me pseudonime kryetari i saj.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme