Politika 8 October 2025, 15:07 Nga VNA

PD kufizon pjesëmarrjen në debatet televizive: Zyrtarët do të përballen vetëm me përfaqësues të PS

Ndaje në Whatsapp
PD kufizon pjesëmarrjen në debatet televizive: Zyrtarët do

Partia Demokratike ka vendosur që përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në debatet televizive vetëm nëse përballë do të kenë përfaqësues të Partisë Socialiste. Vendimi është bërë i ditur nga Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar.

Berisha theksoi se opozita nuk do t’i përgjigjet më, sipas tij, strategjisë së mazhorancës dhe të Edi Ramës, e cila synon që opinioni publik të merret vetëm me opozitën, duke shmangur problemet reale të qytetarëve shqiptarë.

Sipas udhëzimit të ri, asnjë nga zyrtarët e PD nuk do të jetë më i pranishëm në studio televizive përballë analistëve, të cilët Berisha i cilësoi si “në shërbim të qeverisë”. Ai shtoi se kjo situatë përbën “efektin më të madh të censurës” në vend.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme